Partia e Lirisë për peticionin e studentëve: Qeverisë do i kushtonte pak më shumë se kostoja e gjysmë km rrugë me koncesion

0
107

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me peticionin që dorëzuan sot një grup studentësh në Kryeministri, ku kërkojnë mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj.

Në një dalje për mediat, deputetja Erisa Xhixho tha se ndihma që kërkohet nga të rinjtë do i kushtonte qeverisë 12.5 mln euro, pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion.

Sipas Partisë së Lirisë, qeveria i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve.

Deklarata:

Deklarata e plotë e deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

Të nderuar qytetarë,

Kjo qeveri po e degradon arsimin dhe efektet e para sapo kemi nisur t’i shohim. Klasat dhe auditoret e boshatisura janë shenja e parë e një dështimi që pasojat do t’i ketë në dekada të tëra. Arsimi si prioritet kombëtar është emergjencë për të luftuar shpopullimin e vendit. Nëse nuk e bëjmë tani, shumë shpejt këto pasoja do të jenë të pakthyeshme.

Edhe sot Studentët janë lënë jashtë të ashtuquajturës paketë antikrizë, peticioni i tyre është shume I drejte dhe duhet te merret menjehere parasysh nga qeveria. 12.5 milionë euro do t’i kushtonte qeverisë plotësimi i kërkesës së tyre. Pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion.

Kjo qeveri që i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve nuk i paska 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit. Nuk u jep dot atyre as sa u jep qeveria e Kosovës, e cila ju ka dhene studenteve nje ndihme prej 100 euro ne muaj, me një buxhet shumë më të vogël krahasuar me Shqipërinë. Kjo qeveri që ka mbledhur 400 milionë euro vetëm falë rritjes së çmimeve nuk paska mundësi të mbështesë studentët në këtë fillim viti, ndërsa përballen me qiratë e rritura dhe koston e shtrenjtuar të jetesës.

Kjo qeveri i ka paratë, por nuk i ndan me ata që vërtet kanë nevojë për mbështetjen financiare të saj. Kjo qeveri e sheh zhvillin te krimi dhe jo tek arsimi. Më shumë se asgjë tjetër, këto shifra tregojnë filozofinë e qeverisë Rama: vjedhjen dhe abuzimin me paratë e shqiptarëve në dëm të tyre dhe së ardhmes së vendit. Shifrat e dala nga statistikat zyrtare dhe raportimet mediatike nxjerrin në pah dështimin total të qeverisë “Rama” në sektorin e arsimit.

Bursat shtetërore nuk i joshin më të rinjtë shqiptarë të studiojnë në universitetet e vendit. Të ashtuquajturat degë prioritare rrezikojnë të mbeten pa student.

Shifrat flasin vetë:
Në 15 degët prioritare prej vitesh shënohet vetëm rënie e numrit të studentëve

Degët e mësuesisë, një domosdoshmëri për arsim cilësor, nuk përbëjnë më interes për studentët, pasi pagat në arsim nuk motivojnë askënd

Në degën e fizikës për këtë vit ka vetëm 6 studentë të regjistruar. Imagjinoni vetë të ardhmen e kësaj dege në Shqipëri dhe pas disa vitesh pasojat e saj në shkollat e vendit

Shkollave që mbyllin dyert përditë rrezikojnë t’u shtohen edhe universitetet. Mësuesit dhe pedagogët janë të keqpaguar dhe kërkesat e tyre injorohen, edhe pse kërkojnë të kenë paga të paktën sa Kosova. Arsimi shqiptar eshte ne udhekryqin me te rrezikshem te histories se tij , ndaj te ngrihemi te gjithe ne kembe per ta mbrojtur ate sepse vetem ne kete menyre mund te mbrojme te sotmen dhe te ardhmen jo vetem te mijra e qindra studenteve por dhe ate te zhvillimit te vendit. Cdo dite qe qeveria nuk merr masa eshte nje krim per vendin dhe per aspiratat e zhvillimit te tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here