Ruante në banesë bimët narkotike/ Arrestohet i riu shqiptar në Britani, avokati: Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë (EMRI)

0
120

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, për kultivim të lëndëve narkotike.

Autoritetet kanë zbuluar dy dhoma gjumi të mbushura me 41 bimë narkotike. Shqiptari përdorte lidhje të paligjshme elektrike.

I arrestuari është Hygert Geca, dhe është futur në Angli përmes kanalit anglez.

I riu shqiptar nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, dhe gjatë hetimeve nuk ka folur për autoritetet.

Ndërsa avokati i tij tha në gjykatë: “Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe rrethanat e tij ishin shumë të këqija. Ai ra pre e një bande kriminale që tha se do t’i jepnin një jetë më të mirë në perëndim dhe do t’i gjenin punë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here