Berisha: Nënë Tereza na bëri të njohur në botë më shumë se kushdo tjetër 

0
215

Ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj sot.

Shpreh nderimin tim të thellë, për suksesin tuaj, suksesin e të gjitha vajzave dhe grave shqiptare. Asgjë nuk ndikon më cilësisht në jetën e shoqërisë se sa suksesi i pjesës së saj më të mirë, gjysmës së saj më të mirë që janë vajzat dhe gratë e një kombi, shoqërie.

Në këtë rrafsh, suksesi gjithnjë është i bukur, ka shkëlqimin e vet. Por suksesi i vajzave dhe grave është më origjinal dhe askush nuk thotë se prapa një gruaje të suksesshme qëndron një burrë, por të gjithë thonë që pas suksesit të një burri qëndron një grua. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme.

Është kënaqësi kur shikon sot, krahas problematikës së madhe më të cilën përballet vajza gruaja, familja shqiptare, përsëri janë të shumta të pamohueshme arritjet e mëdha të vajzave dhe grave në të gjitha fushat. Në art, shkencë, muzikës, politikë, shoqëri dhe kudo.

Ajo që është më domethënëse është edhe një raport tjetër. Në dekada dhe dekada testi i inteligjencës dilte në favor të burrave, por në dhjetëvjeçarin e fundit, ky test del qartësisht në favor të vajzave dhe grave, në mënyrë të përsëritur të qëndrueshme.

Kjo sepse edhe intelekti, suksesi, që të gjitha të themi, në mënyrë figurative, ka një programim, bazohen mbi një përkushtim dhe një programim të veçantë. Askush këtë program nuk e ka më të mirë, serioz se sa e kanë vajzat dhe gratë, ndaj dhe mendoj se edhe në traditën tonë ne kemi një fat interesant.

Më shumë se me çdo gjë tjetër, ne në botë u bëmë të njohur nga një grua, nga Nënë Tereza. Ne flasim për heronjtë tanë kombëtar, flasim për shkrimtarët tanë të mëdhenj, artistë të mëdhenj, sportistë të shquar, sportiste të shquara, por kurorën e diamanteve në këtë fushë e mban ajo që arriti me vyrtitet e gruas dhe nënës shqiptare të shenjtërohej për së gjalli.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here