Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot rreth sulmeve kibernetike në vend, duke mos i kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Meta tha se edhe pse kryeministri Rama ka qenë në dijeni prej kohësh për rrjedhjen e të dhënave, nuk ka marrë asnjë masë.
“Edi Rama duke ditur këtë situatë prej kohësh në 6 maj 2022, kërkoi t’ju impononte bankave kryerjen e shërbimeve të e-Albania, t’i fuste në sistemin e tij të shqepur. Kjo kërkesë e çuditshme dilte pas goditjeve të njëpasnjëshme. Të merren masat për mbrojtjen e sistemit TIMS! Transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur realisht”, tha Meta.
I pyetur nëse mund të jetë hackeruar Presidenca, Meta tha se nuk e përjashton si mundësi, por nuk shqetësohet sepse ka qenë një model.
A mund të jetë hackeruar Presidenca?
Meta: Nuk e përjashtoj por nuk kam ndonjë shqetësim sepse ka qenë model
Vjeshta e protestave? A po organizoni një protestë të radhës?
Meta: Pranvera e protestave ka nisur, unë kuptoj padurimin dhe revoltën. Problemi është menaxhimi në mënyrë që ky padurim të kthehet në forcë të vërtetë.