‘Si nuk doli një burrë ligji të arrestonte një patronazhist të vetëm?!’

0
150

Nga Ylli Manjani

Si nuk doli një prokuror të ndalojë vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave, të mbrojtura me Kushtetutë e ligj, nga patronazhistët?!

Si nuk doli një burrë ligji të arrestonte një patronazhist të vetëm?!

Ku ishte ky prokurori që përpiqet të mbulojë mutin me shurrë, duke ndaluar mediat të bëjnë lajme me të dhënat e hakeruara dhe, tashmë në dispozicion të kujtdo që ka kuriozitet ?!

E pra, përdorimi i të dhënave personale për presion elektoral, pra për të rrëmbyer pushtet politik, është krim madhor. Krim i rëndë dhe organizuar madje.

Hackerat nuk po na bëjnë presion elektoral, sa ç’bënë patronazhistët. Informacioni që ato nxjerrin i takon arkivave, të shkuarës pra, e cila duhet marrë me rezerva dhe e vendosur në kontekstin e kohës. Ndërsa patronazhistët janë në veprim permanent duke dhunuar cilindo që tenton të jetë politikisht i lirë për të zgjedhur.

Por nuk pati, as nuk ka, një prokuror që t’i ndalojë ato që dhunojnë votuesin.

Si nuk u ndalua një, vetëm një nëpunës shteti që kishte dhe ka për detyrë të ruajë të dhënat xhanëm?!!

Si ka mundësi që pa ndaluar përgjegjësit që duhet t’i ruajnë të dhënat, tentohet të ndalohen mediat?!

Nuk e di, të qeshim apo të qajmë me këto idiotësi që nuk mbarojnë!?

****

Sidoqoftë, urdhri gjenerik që ka lëshuar Ai prokuror nuk ka asnjë logjikë ligjore.

Sekretin duhet ta ruajë shteti.

Media ka detyrë të informojë.

Prokurorët mund të urdhërojnë censurë, por jo për çdo gjë. Urdhri duhet të njoftojë specifikisht dokumentet që ndalohen të përhapen dhe, jo të jetë gjenerik, pra të ndalojë çdo gjë…!

Kështu i bie që ata mund të nxjerrin dhe urdhër të ndalojë jeta…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here