Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më datë 26 shtator në orën 17:00.
Sipas raportimeve, do të diskutohet e do merren vendime për aksionin opozitar.
NJOFTIMI
Kryetari i Këshillit Kombëtar
Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:
– Diskutime rreth situatës politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar.
Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.