Hapja e dosjeve, Alibeaj: Shqiptarët nuk janë hakmarrës

0
151

Deputeti demokrar Enkelejd Alibeaj prezantoi në Komisionin e Ligjeve amendamentet për projektligjin për “E drejta e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit” , që do të çonte në hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit.

Alibeaj theksoi rëndësinë e deklasifikimit të dokumenteve që njihet ndryshe hapja e dosjeve, duke iu mundësuar qytetarëve shqiptarë që të njihen me të vërtetën mbi të shkuarën. Kreu i grupit të PD nënvizoi se kjo nismë nuk do të çonte në hakmarrje mes qytetarëve shqiptarë.

 

“Historia ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës. Ajo pjesë që ka pësuar që ka vuajtur a treguar se nuk janë hakmarrës. Nuk kanë urrejtje, kane vetëm një kërkesë; të drejtën për të njohur të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Është detyrimi ynë që si ligjvënës që të ndërtojmë mekanizma ligjorë të nevojshme, për atë që ne përfaqësojmë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here