Sipas Artur Zhejit, sulmet kibernetike që kanë goditur vendin në mënyrë të njëpasnjëshme tregojnë se jemi një vend në vijën e parë të luftës hibride. Edhe pse nuk duam ta pranojmë, thotë analisti, ky sulm mund të jetë qetësia para furtunës. Sipas Zhejit, nuk është teori konspirative të besosh se Shqipëria mund të jetë pranë një lufte reale.
Zheji deklaroi se këto sulme vijnë nga boshti lindor, pra nga Irani ose Rusia. Kjo sepse të vendet kanë të njëjtin armik që është Perëndimi. Ai tha se këto sulme i janë drejtur Shqipërisë pasi jemi ose hallka më e dobët e Perëndimit ose një pikë strategjike e fortë.
“Ne jemi një vend në lufë, nuk duam ta pranojmë por jemi në luftë hibride. Është gjithmonë prararojë e një lufte tjetër, e një lufte tru per tru. Zbulohen informacione dhe krijohet destabilizim i vendit, zbulohen trupat, bazat, fuqia e zjarrit dhe ajrore dhe të gjitha këto krijojnë një hartë ushtarake në 3D të vendit, për llogari të një pale të tretë.