Njohës i disa gjuhëve të huaja, nga një familje e pasur dhe baba i 4 fëmijëve, shndërrimi i Martinajt në biznesmenin më të fuqishëm të lojërave të fatit

0
153

Në Shënjestër/ Por ndërsa legjenda për zhdukjen e Ervis Martinaj tashmë ka marrë dhenë dhe po shëtit gojë me gojë, në teori konspirative gati nga më të pabesueshmet, Policia e Shtetit ka vendosur të heshtë.

Një heshtje që e ngarkon me përgjegjësi, por njëherazi që dëshmon edhe dështimin e saj, në përpjekjet për të arrestuar apo gjetur njeriun më të famshëm të krimit në Shqipëri.

Që tashmë rezulton i zhdukur që nga data 10 gusht 2022, në rrethana ende të paqarta. Siç e thamë një thriller vere, i denjë për titujt aperturë të kopertinave. Por kush janë grupet rivale apo individët e interesuar për të zhdukur Ervis Martinajn?

Cilët janë armiqtë e shumtë që ai krijoi kohë pas kohe? Si u eleminuan në dy vitet e fundit, miqtë e tij më të afërt dhe krahët e tij të armatosur?

Si u shndërrua Ervis Martinaj në një një prej biznesmenëve më të fuqishëm të Lojërave të Fatit në Shqipëri dhe përse thirrej me nofkën “Mbreti i Bixhozit?

Ervis Martinaj, ishte një emër jo shumë tërheqës për mediat, të paktën deri në vitin 2013. Kohë, kur emri i tij nisi të lakohej gjithmonë e më fuqishëm në skedat e krimit.

Ai lindi në tetor të vitit 1982 në Burrel. Dhe shpejt, familja e tij u zhvendos në zonën e Kurbinit, aty ku edhe u rrit. Sipas të dhënave, familja e tij ishte me origjinë nga Mali i Zi dhe i kishte hyrë biznesit që herët. Ndërsa njihej si një familje me autoritet dhe me zë në zonën ku banonte.

Ervisi, si djalë i vetëm i familjes Martinaj, pati privilegjin që të kryente një pjesë të shkollimit në Itali. Por pavarësisht këtij bagroundi dhe cilësisë si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe të një ekonomie të mirë familjare, askush nuk do të mund ta besonte që një ditë ai do të mund t’i hynte botës së krimit.

Dhe për më të tepër të shndërrohej në një nga personazhet më ikonik të saj. Sipas të dhënave, familja e tij e ka origjinën nga Martinajt e Malit të Zi, por u zhvendos në Kurbin që herët.

I martuar që në moshë të re, baba i katër fëmijëve të mitur, sikundër e theksuam edhe më herët, shfaqja e tij e parë publike në skenën e krimit, do të datojë në vitin 2013. Koha, kur ai nis të krijojë armiqësitë e para të mëdha.

Aty ku emri i tij nis të lakohet edhe më fort në botën e krimit. Në një nga ngjarjet kriminale, e cila mbetet ende e pazbardhur, por që atëkohë dyshimet ranë direkt mbi Ervis Martinaj. Ngjarja e cila, do të niste edhe ciklin e përgjakshëm të dhunës, ku në sfond do të jetë gjithmonë emri i tij dhe lufta për sundimin e lojërave të fatit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here