Ambasadorja e BE: Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave

0
123

Luftën kundër trafikimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit janë prioritete që theksoi ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Në prezantimin e projektit të Bashkimit Europian EU4LEA, për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, ambasadorja tha se çelja e negociatave ka sjellë një rrugë maratonë dhe se duhet bashkëpunim.

Hohmann e cilësoi kusht daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, ndërkogë që vendi ka nisur rrugën e plotësimit të kapitujve pas çeljes së negociatave.

“Vijimësia e bashkëpunimit është thelbësor për të zhvilluar të besim që është i nevojshëm. Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme në këtë përpjekje, prandaj jemi këtu.

Ky projekt për zbatimin e ligjit është këtu. Sipas këtij projekti shtete anëtare janë të gatshme për të bashkuar forcën që të japin ekspertizën e duhur. Duhet të punojmë së bashku për një Shqipëri më të sigurt.

Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Ne do të vazhdojmë të mbështetemi te angazhimi juaj i plotë. Në një botë që është gjithnjë edhe më e turbullt bashkëpunimi në fushën e drejtësisë duhet të jetë më i fortë. Kjo kërkon edhe një dialog të fortë në nivelin politik.

Në 3 dhe 4 nëntor Tirana do të mirëpresë takimin ministerial mes BE dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here