Gara për anëtar të KLP, përfundon afati për aplikim, kush janë dy kandidatët (EMRAT)

0
247

Përfundon afati për shprehjen e interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se kandidatët në garë janë prokurorët nga shkalla e dytë (Apel), Etien Kapo dhe Ledina Riza.

“Tashmë pritet caktimi i datës kur do mblidhen përsëri prokurorët e gjithë Republikës dhe do zgjedhin njërin prej dy kandidatëve. Fitoftë më i miri!
Po vazhdon ndërkohë edhe nga Parlamenti zgjedhja e anëtarit pedagog për në KLP. Javës tjetër do mësojmë emrin e anëtarit. Këshilli pas disa javësh do ketë numrin e plotë me 11 anëtarë.”, thuhet në reagimin e kreut të KLP, Alfred Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here