Nga Ylli Manjani
Mbyllja e një shkolle, ku janë arsimuar breza të tërë dhe vijon arsimimi aty, është i ngjashëm me një akt terrorist.
Imagjinoni çfarë terrori përjetojnë nxënësit që filluan vitin shkollor aty. Imagjinoni prindërit e tyre që investuan në atë institucion ku besuan edukimin e fëmijëve të tyre.
Vetëm imagjinojeni çfarë terrori është.
Shkollat mbyllen dhunshëm sot vetëm nga aktet terroriste!
Le pastaj kur mendon se mbyllja e shkollës bëhet për kokërr të qejfit të udhëheqësit të një vendi të huaj!
Bah!
Ndërsa pisllëqet që nxjerr nga goja Ministrja e Arsimit se medemek “shkolla nuk plotësonte standardet”,le tja thotë kolegëve të saj ministra që shkolluan e shkollojnë fëmijët aty.
Të bindë ata njëherë pastaj ne të tjerëve.
Turp, që i mbuloftë përjetë!