Analisti Andi Bushati ka reaguar pas mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit “Zubeyde Hanim”. Në një postim në Facebook, Bushati shkruan se mbyllja e shkollave nuk mund të bëhet në muajin shtator. Sipas tij, duhej të ishte menduar për prindërit e nxënësit.
Postimi i Bushatit:
Mire qe sillen si talebane ne raport me ligjin, por jane dhe idiote ne raport me qytetarin. Duan ti lepihen Erdoganit dhe mbyllin shkolla, po te pakten mos e benin ne shtator, te mendonin per nxenesit dhe prinderit.
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t’i kthehet shtetit shqiptar.
Por ka një “problem”, godina tek ’21 Dhjetori’ në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.