Urdhri i prokurorisë/ Reagon ‘Safe Journalists’: Kërcënim ndaj mediave

0
157

Rrjeti ndërkombëtar ‘Safe Journalists’ ka reaguar sa i takon urdhrit të prokurorisë ndaj medieve shqiptare, ku këtyre të fundit nuk u lejohet publikimi i përmbajtjes së e-maileve të zyrtarëve shtetërorë që u hakeruan gjatë sulmit kibernetik të Iranit.

Në reagim thuhet se ky ishte një kërcënim ndaj mediave dhe gazetarëve nga ana e zyrtarëve shtetërorë.

“Gjatë hetimit të rastit, prokuroria ka vendosur që asnjë nga mediet audiovizive/mediet e shkruara/portalet online apo ndonjë mjet tjetër komunikimi të mos publikojë asnjë informacion në lidhje me këtë temë. Sipas urdhrit të prokurorëve të shpërndarë edhe nga policia, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të mbledhin të dhëna dhe kushdo që shpallet fajtor do të mbajë përgjegjësi,” thuhet në deklaratë.

Edhe organizata të tjera mediatike dhe ekspertë e gazetarë të njohur kanë dalë kundër një urdhri të tillë.

Sipas tyre, mediat nuk kanë për detyrë që të ruajnë sekretet, por t’i publikojnë ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here