Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot se 250 mijë ton naftë futen kontrabandë në vend dhe asnjë ton i vetëm nuk futet pa angazhimin e Qeverisë. Por, ai garantoi se kjo do të marrë fund dhe në qeverisjen e PD-së, taksa e naftës do të përgjysmohet.
“Qytetarët me rrogën mesatare më të ulët në Europë blejnë naftë me çmime si Zvicër e Gjermani, që kanë rroga 7-10 herë më të larta. Kjo është plaçkitje e pamëshirë e Ramës dhe klientelës së tij ndaj shqiptarëve.
250 mijë ton naftë futen kontrabandë dhe nafta as edhe një ton i vetëm nuk futet pa bekimin e angazhimin e Qeverisë. Rama ka tatuar naftën me taksën më të lartë në botë. Sot nafta tatohet me të njetën vlerë saç shitet në pompa në SHBA apo Kanada. Kjo do të marrë fund. Do të përgjysmohet taksa e naftës, do të zerohet kontrabanda dhe do të subvencionohet plotësisht transporti publik”, tha Berisha.