Analisti, Nexhmedin Spahiu thotë se kryeministri Edi Rama ia ka propozuar homologut të tij kosovar, Albin Kurti propozimin e ri për kornizën e re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në takimin e fundit që patën në Tiranë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se propozimi nga ardhur nga zyra e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe jo nga ndërkombëtarët.
“Besoj që Albin Kurti dhe Edi Rama janë takuar për propozimin që në mënyrë unanime e ka bërë Vuçiç. Është një propozim që ka dalë nga zyrat e Vuçiçit dhe që është prezantuar sikur është një propozim ndërkombëtar. Për këtë jam 100% i sigurt që mban vulën e kabinetit të presidentit Vuçiç.
I intereson të fitojë kohë, të heqë lakun rreth qafës të cilin ia ka varë Perënimi me njohjen e Kosovës. Kërkon kompromise për Asosacionin e komunave serbe në Kosovë. Rama ia ka treguar Kurtit propozimin e Vuçiçit, por mund të mos i ketë thënë që e ka propozuar Vuçiç.