Koalicioni i djathtë ka fituar zgjedhjet në Itali. Kryeministrja e ardhshme Giorgia Meloni premtoi të udhëheqë për të gjithë italianët.
Për fitoren e Melon ka folur dhe ish deputeti i PD Gerti Bogdani.
Në një intervistë për Ora News, Bogdani tha se ka dhe një lajm tjetër pozitiv për Shqipërinë sepse Meloni është një njohëse e situatës në Shqipëri si dhe politikani që do të ketë Ministrinë e Jashtme është një mik i PD dhe i dhe një mik i Shqipërisë.
Gerti Bogdani: Italianët shohin alternativën dhe në këtë rast Meloni u bë alternativa më e mirë. Unë do të thoja se ka dhe një lajm tjetër pozitiv për Shqipërinë sepse Meloni është një njohëse e situatës në Shqipëri, qëndron për disa vlera të forta që është çështja e familjes dhe besimit. Ka disa gjëra që dëmton shqiptarët që është çështja ndaj emigrantëve dhe kufizimet që duhet të bëjë. Por ka një lajm të mirë sepse besoj “Forca Italia” e Berluskonit do të ketë Ministrin e Jashtëm dhe në këtë rast flitet që të jetë Antonio Tajani që është një mik i Partisë Demokratike dhe një mik i Shqipërisë. Ka ardhur në vitin 2009 për një aktivitet të Forumit Rinor ndërkohë që ishte pjesë e Parlamentit Europian.
PD këtu duhet të marrë shembull nga partitë simotra për mësuar si mund të frymëzojë, si mund të japi alternativë për tu rritur dhe testi janë zgjedhjet e ardhshme që mund të jenë “Pranvera e demokracisë në Shqipëri. Jemi në kohë dhe Tirana është në kohë sepse Tirana ka nevojë për ndryshi”.