Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi.
Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati u shpreh se qëndrimi i sotëm i diplomates amerikane mund të jetë edhe një përpjekje për diversion brenda opozitës, duke iu referuar këtu kreut të PD, Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA bashkë me familjen e tij.
Kjo sipas Bushatit, pasi Yuri Kim, sot në fund të mandatit e quan Metën të mirë, kur deri dje i kishte shpallur luftë të hapur.