“Nuk kalohet ngjarja me mashtrim ordiner”/ Abilekaj: Me mbylljen e “Mehmet Akif”, Rama kënaqi paranojën e “perandorit”

0
120

Analisti Enton Abilekaj ka folur për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif” nga qeveria shqiptare.

Abilekaj tha se Shqipëria, me mbylljen e shkollës, ka kënaqur paranojën e “perandorit”, pra Erdoganit.
Kolegji turk Mehmet Akif, ka dalë ndër të parët. Si të mbyllësh në Angli, Eton College, sepse ndërroi godinën.
Kjo ngjarje nuk mund të kalohet me mashtrim ordiner. Megjithatë, rëndësia e kësaj ngjarje mund të sfumohej nëse ne do të kishim një vendim strategjik.

Përshembull, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin për shkak të sulmit kibernetik. Marrëdhënien e tensionuar me Iranin e kishim për një vendim strategjik, pas Ashraf 3 për muxhahedinët. Rama kur erdhi në pushtet, deklaroi se Turqia është partneri ynë strategjik. Një partner mund të kërkojë mbylljen e aktiviteteve që e kërcënojnë atë.

Atëherë kemi të bëjmë me kërkesën nga një partner strategjik? Apo kemi të bëjmë këtu me një kërkesë personale dhe paranojë të perandorit (Erdoganit), i cili sheh nga disa investime këtu, rrezikun për veten?

Si janë ndërtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë? Kemi patur marrëdhënie institucionale strategjike? Mund të bëjmë edhe akte të rënda, por për hir të marrëdhënies strategjike. Turqia ne na ka ndihmuar në raste të rënda dhe të vështira.

Por ne nuk ia kemi kthyer si partner strategjik, por si favor personal Erdoganit. E kemi identifikuar shtetin turk me Erdogan dhe shtetin shqiptar me Edi Ramën”, tha Abilekaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here