Sekretari i pergjithshem i PL Tedi Blushi kerkoi nga qeveria qe te marre masa sa me pare e mos ule fashen ne 800 kw por ta lere ne 1200.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për kalimin e fashës 800 kw në muaj do të thellojë krizën ekonomike për mijëra familje dhe biznese në Shqipëri.
Në veçanti do të rrënohen pensionistët, që përveç faturave të larta të ushqimeve dhe ilaçeve që mezi po i përballojnë, nga 1 tetori do të përballen seriozisht edhe me çmimin e kripur të energjisë, “dhuratë” nga korrupsioni i Edi Ramës.
Dëgjoni zërin e pensionistëve dhe hiqni dorë nga vendimi arbitrar! Rritni fashën në 1200 kw në muaj!”