Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot në konferencën për mediat, se PL do të depozitojë së shpejti një projektligj në Kuvend për legalizimin falas e të gjitha ndërtimeve pa leje deri tani të qytetarëve, përjashtuar ato të cilat janë bërë në vepra të infrastrukturës.
“Sektori i ndërtimeve pa leje që paskan çuditur kryeministrin aktual, ai e a syrin pishë dhe për të moshuarën 82 vjeç në Nartë të Vlorës, për t’i treguar burgun, e ka të tillë për të parë edhe këto avllitë e dritaret e banorëve që rregullohen, por nuk i punojnë sytë në gradaçelat që pi kafe apo merr pjesë nëpër workshop për të prezantuar arritjet e qeverisë, ndaj PL është e vendosur që t’i japë fund kësaj loje, me gjithë qytetarët, sa i takon marrjes peng të tyre përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pastaj pengmarrjes për arsye elektorale, korruptive, që u bëhet edhe sipërmarrësve.
Pas 10 vitesh nuk mund t’i ankohet askujt për çka ka ndodhur paleje, ndaj për t’i dhënë fund kësaj pengmarrje, do depozitojmë së shpejti një ligj në Kuvend për legalizimin që të gjitha ndërtimet pa leje deri sot të legalizohen dhe të bëhen pa pagesë, veç atyre që janë në vepra të infrastrukturës publike, në mënyrë që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i presionit nga shteti”, tha Ilir Meta.