Qeveria u mbylli kolegjin/ Nxënësit e “Mehmet Akif” mbushin murin e zyrës së Ramës me mesazhe: Ne nuk heqim dorë! 

0
136

Nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”, shkollë e cila u mbyll me vendim të qeverisë rreh 10 ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, me arsyetimin se nuk përmbushte disa nga kushtet teknike për zhvillimin e mësimit, kanë dalë sot sërish në protestë.

Të shoqëruar edhe nga prindërit, në orën 18:30 ata janë grumbulluar pranë godinës së kryeministrisë duke ngritur zërin për mbylljen e shkollës, që e cilësojnë një akt të paligjshëm dhe të diktuar nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ëndrrat tona, s’janë teka fëminore”, “Pse na lini në baltë e s’na përkrahni”, “Arsimi ynë, prioriteti juaj” dhe “Ne nuk heqim dorë”, ishin disa nga mesazhet që mbuluan për disa minuta sipërfaqen e murit ku ndodhet edhe zyra e kryeministri Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here