Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se PD nuk do e njohë kurrë aktin rus të aneksimit të territoreve ukrainase.
“Diktatori Vladimir Putin ka vendosur të shpallë sot aneksimin pas agresionit barbar të katër provincave të një vendi të pavarur, të Ukrainës.
Ky përbën një akt jashtëzakonisht të rëndë. Përbën një dhunim, siç shprehet edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, të Kartës së OKB-së.
PD deklaron se nuk do të njohë kurrë këtë vendim të Rusisë, nesër në pushtet, dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dëgjojë zërin e presidentit Zelensky, ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit.
Shkelja që ky diktator i bën Kartës së OKB, e bën të domosdoshme largimin e menjëhershëm të tij nga Këshilli i Sigurimit. Si hap i parë, për t’i dhënë pastaj një seri masash të tjera. Natyrisht krahinat e aneksuara, siç deklaroi edhe presidenti Biden, kurrë nuk do i njihen. Por kjo nuk mjafton. Ai duhet të ndëshkohet në mënyrë shembullore, botërisht për këtë akt në dhunim flagrant të ligjit ndërkombëtar,” tha Berisha.