Rusët aneksuan 4 rajone në Ukrainë, presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

0
127

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka dënuar aneksimin e 4 rajoneve ukrainase nga Rusia.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter Begaj thotë se sfidimi i hapur dhe flagrant i ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar nga Rusia është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.

“Duke dënuar ashpër shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia. Sfidimi i hapur dhe flagrant i ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar nga Rusia është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.”, shkruan Begaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here