“Skandalet po shumohen”, Braimllari: Gazeta gjermane ia plas të vërtetën në sy Ramës! Korrupsioni në Shqipëri, plagë e vështirë për t’u shëruar

0
146

Pas artikullit të publikuar nga media gjermane ‘Die Welt’ lidhur mbi situatën e korrupsionit në vend, ka reaguar sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari.

Në një status në Facebook, shkruan se kryeministri Edi Rama ka mbjellë vetëm varfëri, krim dhe korrupsion në vend. Ndër të tjera shton se artikulli thekson qartë se korrupsioni është një plagë në Shqipëri dhe i vështirë për t’u shëruar.

Rama mbolli varfëri, krim dhe korrupsion në vend.

Gazeta e madhe gjermane i përplas të vërtetën Ramës në fytyrë për korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e medias.
Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt” i ka thënë edhe një herë troç të vërtetat mbi situatën në Shqipëri, sa i përket korrupsionin, drejtësisë dhe lirisë së medias.
Në një artikull ku analizohen edhe vendet e tjera aspirante për tu anëtarësuar në BE, “Die Welt” evidenton Shqipërinë si një vend që përfitoi nga situata në Ukrainë për hapjen e negociatave, më shumë se sa nga reformat që duhet të kryente për çeljen e tyre.

Autorja e artikullit ndalet te korrupsioni, si një nga plagët që është thelluar më shumë gjatë qeverisjes së Rames.
“Korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar.
Vendi renditet i 110-ti nga 180 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International”, thuhet në artikull.

Duke evidentuar se de facto, kryeministri Rama e ka dorën e lire mbi të gjitha pushtetet në vend, në artikull thuhet se lista e skandaleve rreth kryeministrit e vërteton këtë.
“Kreu i Partisë Socialiste, i cili bëri dikur fushatë për luftën kundër korrupsionit, akuzohet për lidhje me mafian.
Skandalet po shumohen edhe në orbitën e tij të pushtetit.

Së fundmi, politikanë dhe deputetë të Rilindjes u arrestuan në fund të muajit prill të përfshirë në skandalin e korrupsionit prej 430 milionë eurosh të inceneratorëve.

Autorja e këtij shkrimi ndalet gjerësisht tek liria e medias, ndikimi që ka qeveria mbi to dhe sulmet dhe kërcënimet direkte të kryeministrit ndaj gazetarëve.

Në fakt artikulli konfirmon edhe një herë ato që Partia e Lirisë ka thënë në vazhdimësi se në krye të të gjitha të këqijave në vend ndodhet kryeministri dhe qeveria e Rilindjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here