“Kullën 14 kate pa leje i duhet satelit për ta parë”, Berisha porosi demokratëve: Për të mundur Ramën na duhet punë e madhe në nivel seksioni

0
107

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin e Këshillit Kombëtar, ka deklaruar se është emergjente që të punohet në seksione e grupe të vogla.

Ai shtoi se fitorja do të vijë nëse nuk punohet vetëm me takime të mëdha, dhe se e vetmja gjë që i duhet PD për të bërë “luftën” për pushtet, është e keqja që kryeministri Rama i ka bërë këtij vendi.

Në kauzën tonë, në drejtësinë esaj, është një oqean pune para.
Ku jemi? Jemi larg dhe dua tu them për njeriun nuk ka gjë më të rëndësishme se realizmi. Kushti më themelor për të ndërtuar punën e suksesin është ky.

Kkoha është e veçantë, e rëndë. Në historinë e vendit Shqipëria ka pasur diktator gjakësor, që paraqiteshin liberalë por ekzekutonin njerëz në kufi. por nuk ka pasur kurrë një kryeministër që tallet në mënyrë cinike me qytetarët. del dje thotë e hoqa fashat sot thotë fasha është në fuqi. Sikur let jo për qytetarët shqiptar, por për kuzhinën e tij, në oborrin në Surrel. Ky ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje i duhet satelit për ta parë se i duhet të vjedhë m satelitët. nëse ka njeri që po tallet me këtë popull është Rama.

Nuk ka nevojë Rama të na dhurojë asgjë tjetër për fitoren tone se sa të këqijat që i ka bërë këtij populli.

Ku është PD sot? Larg asaj që duhet të jetë. kur them PD kam parasysh grupseksionin e PD. Si të jenë ata jemi ne.

Thelbi i PD është si funksionojnë qelizat njesitë tona, ashtu do funksionojë edhe paria. Vjen një moment që nukka më konferenca shtypi e takime me duartrokitje, dhe ai moment është më vendimtari. është votimi, dhe ai zhvillohet në nivel seksioni.

Kam arrë informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet me “macroaktivitetet’. Pa kombinimin me aktivitete në nivel seksionie blloku, nuk ka fitore.

Kryetarët e degëve të mbledhin pas kësaj mbledhje të mbledhin kryesitë, të miratojnë plan pune të detajuar për aktivitetin, takimet në nivel seksioni e grupseksioni”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here