Ferdinand Dervishi: Hakerat publikuan të dhëna për kontigjentë të policisë

0
275

Gazetari Ferdinand Dervishi, thotë se nuk ka prova që të dhënat e publikuara nga hakerat ditën e sotme, të jenë pjesë e sistemit MEMEX. Megjithatë ai deklaroi se ka dyshime që të dhënat vijnë nga databaza të policisë dhe përmbajnë emrat e personave të dyshuar apo verifikuar për ngjarje të ndryshme.

“Nuk kemi prova deri tani se është MEMEX. Kam pyetur ata njerëz që kanë punuar me MEMEX. Është vendi ku grumbullohen të gjithë informacionet për elementë kriminalë, prej vitit 2009. Nga ai moment, cfarë kishte policia i ngarkoi në sistem dhe në vazhdim mbushet ai sistem.

Kur është hedhur një targë makine përshembull para 5 vitesh dhe pastaj del një makinë që po digjet, sistemi e nxjerrë shumë shpejt informacionin. Këto foto që dolën nuk kanë lidhje me sistemin MEMEX. Sistemi MEMEX ka foto të skanuara në formë merimange. Nuk ka të tilla foto.

Dyshohet se është sistem, për persona të dyshuar, që janë hetuar në dy mënyra. Janë ose persona në kërkim, ose persona të hetuar. Ndahet në persona kontigjent i mbyllur dhe i hapur. Kontigjent i hapur që është thirrur në polici dhe kontigjent i mbyllur që hetohet në distancë.

Kemi përshembull Rezarta Shkurtën, çfarë lidhje ka ajo? Me bashkëshortin e dënuar, pra hetimi ka vajtur te familjarët.

Pamë emra politikanësh. Ishte Besnik Bare. Ai është akuzuar dikur për mitingje të paligjshme. Është hetuar. Ishte edhe Spiropali.

Të gjithë këta persona mund të jetë të akuzuar për mitingje të paligjshme, etj”, deklaroi Dervishi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here