Publikimi i të dhënave nga sistemi MEMEX ditën e sotme, ka ngritur një valë të madhe reagimesh, ndërsa policia dhe ministri i brendshëm ka deklaruar se kjo listë nuk është pjesë e këtij sistemi dhe se nuk janë publikuar të dhëna sensitive.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, duke folur pikërisht për këtë çështje, ish-drejtues i krimeve të rënda, Eugen Beçi, pohoi se nga ato që ka parë, nuk mendon se lista është pjesë e MEMEX, pasi sipas tij në këtë sistem ruhen të dhëna tepër të ndjeshme dhe që nëse dalin në publik apo bien në duar të gabuara, mund të krijojnë kaos social.
“Në rast se sistemi është hakeruar, ne duhet të përgatisim publikun çfarë na pret dhe si të ruhemi. Sistemi MEMEX shpesh ruan edhe të dhëna të skanuara, në rast se del në njerëz të gabuar, do krijojë kaos social, grupet kriminale janë të skeduar në MEMEX, me prova të skanuara, të gjitha këto e bëjnë këtë një sistem shumë delikat për të dalë në terren, duke parë ato që kanë dalë sot, mendoj se nuk është MEMEX…”, tha prokurori.