Analisti Fatos Lubonja mendon se nëse drejtësia në Shqipëri do funksiononte nuk do kishte nevojë për protesta fare sepse krimet duken sheshit.
Lubonja tha në “Opinion” në News24 se kontrolli i drejtësisë, një pjese të mediave dhe kontrolli i gjithë pushteteve i jep Edi Ramës një lloj qetësie.
“Mendoj se shkaqet pse është i qetë, ose nëse është aq i qetë kryeministri sa ç’duket janë disa.
Një prej tyre është mbështetja që ka gëzuar gjer tani të paktën, ndonëse e pashë që tani hodhi një akuzë për ambasadoren amerikane, por mbështetja e fortë që ka pasur nga jashtë, duke e konsideruar veten si lojtar i rëndësishëm, i pazëvendësueshëm në Shqipëri nga ndërkombëtarët kjo i jep një lloj qetësie, sigurie.
I jep fakti se ka nën kontroll gjithçka, drejtësinë. Nëse drejtësia do funksiononte nuk ka nevojë për protesta fare se krimet e tyre duken sheshit. Boll të shikosh pallatet, inceneratorët, pallatet pa leje që ngrihen aty dhe ky i amniston për t’i dhënë fund kësaj lloj qeverisjeje.
Drejtësia që ka kapur, një pjesë e mirë e mediave që i ka të kapura dhe me të cilat manipulon publikun etj. Kontrolli i gjithë pushteteve sigurisht që i jep qetësi, aq më tepër dhe krimi i organizuar që e ka me vete, që pastron paratë dhe ai është një garanci, domethënë kontrolli i gjithë pushteteve”, deklaroi Lubonja.