Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV akuzoi qeverinë se ka shpërdoruar të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, për të fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021
Mendoj se janë të dhënat e TIMS, që kanë emrat e të dyshuarve, që janë përfolur sadopak për një ngjarje. Këto të dhëna janë hedhur dhe çuar në prokurori. Kanë dalë edhe në TIMS. Janë informacione që nga viti 2009.
A duhet të dalë qeveria t’ju flasë njerëzve për masat që ka marrë? Ai del dhe thotë nuk janë të dhëna sensitive, por mos i publikoni. Në vend të kërkojnë falje, ata kërkojnë censurë.
Një nga arsyet që kjo ka ndodhur, është sepse databaza dixhitale shqiptare, u bë han pa porta, e përdorte PS-ja. Dega e PS Tiranë, bënte aplikacione me të dhënat e votuesve shqiptarë. Një han pa porta, ku normalisht, do të futej keqbërësi”.