Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka në një status në Facebook ka reaguar në lidhje me sanksionimin e kryeministrit të Bosnjë Hercegovinës Fadil Novaliç. Açka nuk i ka kursyer aspak ironitë, ndërsa shprehet: “tërhiqe këmbën, o Fadil.”
Kujtojmë se të mërkurën policia i ka sekuestruar telefonin Novaliç për ekspertizë, për të konfirmuar me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.
Statusi:
Tërhiqe këmbën, o Fadil!
Edhe fadilëve tanë do t’u vijë ora shpejt, ndoshta e dinë prandaj sikur i ka zënë nervoza kohët e fundit.
Patronazhistin tim, Blendi Gj, dikush e urdhëroi të më numëronte hapat, kafshatat dhe kafetë. Edhe të dhënat e mia, si qytetare shqiptare, dikush i grabiti për partinë që vodhi zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.
Qeveri si ndërtim pa leje – e ardhur me vota të vjedhura.
Parlament si ngrehinë mafioze – e mbushur me kriminelë me pushtet, që vjedhin vullnete.
Shqipëri si peizazh fajtor – nuk është më pronë e shqiptarëve, por e oligarkëve.
Ndaj pastë kēmbën e mbarë në sanksionet e Zyrës Ametikane të Thesarit ndaj Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novaliç!
Edhe ky, Fadili, përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet.
Shih rrushi rrushin e kalbur e rrudhu Shqipëria!