Gjokutaj, replika të ashpra me Korreshin: Ç’kërkoni nga gjykata ju?! Ju jeni kukullat e Ramës!

0
123

Ju firmosni ligje për të nxjerrë Sali Berishën dhe Ilir Metën nga politika dhe tani shkoni e kërkoni në gjykatë, drejtësi?! Dhe, keni “merakun” e madh, nuk doni as Lul Bashën e asnjë?! Ore, po kush i ha këto?!”- Me të tillë ton iu drejtua sot gjatë një debati, juristi i njohur Genc Gjokutaj, njohës i mirë i politikës, deputetit të PD-së Saimir Korreshi, që iu drejtua dje Gjykatës së Apelit për të marrë zyrtarisht vendimin se kujt i përket PD-ja.

Interesant në përballjen e tyre në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV ishte fakti se deputeti që priste përgjigje nga gjykata, Saimir Korreshi, u deklarua hapur se “Sali Berisha është ai që ka votat e PD-së, se ne jemi bërë demokratë prej Sali Berishës” dhe se ai nuk ishte për rikthimin e Lulzim Bashës e megjithatë…

Megjithatë, avokat Gjokutaj që i prerë në gjykimin e tij dhe e akuzoi hapur Korreshin dhe përkrahësit e tij të paktë se  po tallej me një vullnet mazhoritar. “Po bëni shëtitje në gjykatë, ndërkohë që ju jeni “kukulla” e Ramës, e matrioshkës së 11 Dhjetorit, – tha ai dhe i bëri thirrje: “Dilni e thoni përpara se të veni në gjykatë, unë Saimir Korreshi , unë Dashnor Sula jam me Grupin e Themelimit sepse është vullnet mazhoritar i kësaj partie, pastaj të shikosh ti se çfarë bëhet. Po ju dorëzoni, ju firmosi ligje për të nxjerrë Sali Berishën nga politika dhe ilir Metën dhe tani shkoni e kërkoni në gjykatë, drejtësi??? Dhe keni merakun e madh, nuk doni as Lul Bashën e asnjë??? Ore , kush i ha këto?!” theksoi me forcë avokati.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here