Ne kuader te muajit tetor i cili eshte muaji i ndergjegjesimit kunder kancerit te gjirit, kreu i Pd zhvilloi sot nje takim me grate ne Elbasan. Ne kete takim Berisha tha se sëmundja është një problem, veçanërisht ajo kanceroze, është një problem shumë serioz, ndaj të cilit kërkohet një qëndrim shumë serioz.
“Unë para se të them dy fjalë, dua të përulem me nderimin më të madh para atyre vajzave dhe grave, por edhe burrave e djemve, që përballen me sëmundjen kanceroze. Ata janë të gjithë heronj të vërtetë.
Është një poete që e lexoj shpesh, Maja Anxhelu, ndër të tjera në poemat e saj ka një poemë për heronjtë e pakënduar, që nuk u këndohet himne. Dhe në fakt, të tillë janë të sëmurët. Ajo poemë është shumë e dashur për mua.
Shpreh nderimin më të madh për heroizmin që tregojnë në betejë me një armik dhe uroj nga zemra që gjithnjë e më shumë sukses të kenë në këtë betejë.
E vërteta është se ndryshimi në rezultatin e mjekimit është dramatik sot. Përmirësimet janë të pamohueshme, sukseset janë të vërteta, por përsëri problemet mbeten të mëdha.
Mbeten të mëdha sepse, meqë sot jemi në Tetorin Rozë dhe i kushtohet ndjeshmërisë që duhet rritur ndaj kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto forma, e gjirit që është e shpeshtë, në Shqipëri është forma e 4 më e shpeshtë, në botë e 3-ta, të parandalohen. Prek qindra e qindra gra në jetë dhe merr jetë.
Rruga më e mirë është parandalimi dhe pas saj kapja sa më e hershme. Një vetëdije për të dy këto faza është përcaktuese në rezultatin dhe shmangien e tij dhe mjekimin me sukses të formave të tij. Është më komplekse gjeneza e kësaj sëmundje, janë një seri faktorësh.”