Konflikti i çastit që degradoi në plagosjen e 2 punonjësve të berberhanes në Vlorë, autori tentoi të largohej, por nuk ia doli

0
136

Mbrëmjen e sotme një person është futur në një berberhane në Vlorë dhe ka plagosur me thikë dy punonjësit e saj, e më pas ka goditur edhe veten. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia, e cila bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa autori është vënë në  pranga.

Gazetari Enrik Mehmeti bën  me dije se autori është Nexhit Arapi 40 vjeç, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç. Sakaq, mësohet se pas ngjarjes Arapi dyshohet se ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka ngelur dhe i dëmtuar gjatë konfliktit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here