Noka: Krahas hakerave të Iranit na kanë sulmuar edhe ata rusë e serbë, siguria kombëtare në rrezik

0
123

Në “Drejt” nga Luan Rama në rtvora, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se vendin tonë e kanë sulmuar edhe Rusia e Serbia, përpos Iranit.

Sipas tij, hakerat kanë qëndruar rreth 1.5 vite në sistemet tona dhe kanë vënë sigurinë kombëtare të Shqipërisë në rrezik.

Noka: Hakerat armik të Iranit, por kanë qenë edhe Hakerat rusë dhe serbë duke e zhveshur sistemin digjital nga të dhënat. Ndodh vetëm në shqipërim kjo, pasi kanë lundruar mbi 1.5 vite, duke marrë të duan. Dita që e kanë bërë publike ka qenë dita e fundit e sulmit. Çdo të dhënash që kanë të bëjnë me të dhënat e shtetit shqiptar janë vjedhur nga Hakerat. Janë vjedhur edhe Memex dhe TIMS. Ka dalë edhe Elisa Spiropali si e hetuar. Problemi është se listën e të hetuarve dhe të dyshuar, apo edhe bashkëpunëtorëve të policisë e kanë armiqtë tanë. Imagjinoni sikur t’i nxjerrin këta emra! Siguria kombëtare është në rrezik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here