PS pranon kërkesën e opozitës, seancë dëgjimore me ERE. Vasili: Qytetarët duhet ta dinë se çfarë po bëhet me çmimin e energjisë

0
104

Kuvendi ka pranuar sot një kërkesë të opozitës për të thirrur një seancë dëgjimore e ERE-n lidhur me vendimin për vendosjen e një fashe 800 kwh për energjinë elektrike.

Duke argumentuar këtë kërkesë deputeti i PL-së, Petrit Vasili, tha se Kuvendi dhe qytetarët kanë nevojë të marrin sqarime se çfarë po ndodh me çmimin e energjisë.

“Të gjithë anëtarët e ERE i zgjedh Kuvendi. Është një institucion që i ka të gjitha atributet që të vendosë ndaj thirrja e tij bazuar në rregullore është më e pakta që mund të bënte Kuvendi.

Është jetike për ta thirrur sepse qytetarët duan të dinë qartë se ç’bëhet me energjinë elektrike. Qytetarët kanë parë që energjia është përdorur si një plaçkë elektorale, për të shpërblyer patronazhistë, por asnjëherë si një e mirë e madhe publike. Faktet janë të rënda. Është fakt që shpenzohen 1 miliardë euro për humbje teknike. Nuk u është kursyer burgu qytetarëve qoftë edhe për borxhe të vogla. Dështimet janë të jashtëzakonshme”, tha Vasili.

Sipas tij “Kemi parë edhe vendosjen e fashës së energjisë, ku pasi u vendos, vijuan deklaratat për pezullimin nga kryeministri, ndërkohë që të gjithë e dinë shumë mirë që organi që vendos është ERE. Vendimet e saj janë të detyrueshme për zbatim. Sqarimet deri në një për këtë çështje janë të domosdoshme.

Çdo qëndrim tjetër do të thotë të hidhej në erë funksioni bazik i Parlamentit që është llogaridhënia. Çdo ikje nga kjo çështje do të thotë fshehte e korrupsionit galopant dhe fshehja përballë qytetarëve se si ata grabiten çdo ditë”.

Kërkesa u pranua nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se seanca dëgjimore do të zhvillohet në një nga dy mbledhjet e ardhshme të Parlamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here