Berisha i përgjigjet socialistit në Memaliaj: Pyeti pak socialistët, a dëgjojnë të flitet për ta në parlamentin shqiptar? Vetëm mbrojnë njëri-tjetrin për vjedhjet që bëjnë dhe sulmojnë opozitën

0
134

Gjatë takimit të kryetarit demokrat, Sali Berisha në Memaliaj, fjalën e mori edhe një qytetar i majtë.

Ai tha gjatë takimit se ishte socialist 24 karat. “Por nuk jam hajdut,” tha ai. Por, Berisha nuk nguroi t’i kthejë përgjigje duke i thene se asnjëherë socialistë nuk përmenden në parlament por vetëm mbrojnë njëri-tjetrin në vjedhjet që bëjnë dhe njëkohësisht sulmojn7 opozitën.

Deklarata e plotë:

Ky moment që jemi sot, është i pashembullt në 30 vite. Unë ua them këtë si demokratë që jemi. Dhe për qytetarët.

Pse është i pashembullt?

Sepse ne kemi një njeri, që në mënyrë absolute nuk është as demokrat, as socialist, as i paparti. Por një njeri, që me ekipin e tij, sillet ndaj qytetarëve shqiptarë, nëse heqim burgjet dhe kampet e përqendrimit, më egër dhe më shpërfillës se kushdo tjetër në historinë e këtij vendi.

Nëse i mbajmë ato, ai është i dyti pas Enver Hoxhës. Ky është një hajdut që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, që pasurinë dhe lumturinë e tij e ndërton mbi fatkeqësinë e shqiptarëve, është një hajdut që mund të mashtrojë shqiptarët duke u servirur gjithçka.

Kjo është e vërteta, çka e bën detyrën tonë një mision të madh, për të shpëtuar nga ky regjim.

Ju me shumë të drejtë e thatë si socialist, sepse ai absolutisht nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë socialist.

Nuk mund të ketë.
Pyeti pak socialistët, a dëgjojnë të flitet për ta në parlamentin shqiptar?

Vetëm mbrojnë njëri-tjetrin për vjedhjet që bëjnë dhe sulmojnë opozitën. Ky është i gjithë qëndrimi i tyre sot. Kalohet nga vjedhja në vjedhja.

Firmos 6 milionë euro satelitin? Pse, sepse 14 katet e kullës pa leje nuk mund t’i shoh se më pengon kushëriri, por do i shohë sateliti.

Ai i merr shqiptarët për njerëz të paditshim, për të mos përdorur terma të tjera.

E vërteta është se ata janë shumë më të dijshëm, janë patriotë të ndershëm, që bëjnë gjithçka për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Shqipëri.

Nëse ai nuk do ishte i tillë, ju garantoj se sot, me të ardhurat e 9 viteve, 400 miliardë lekë, me borxhin prej 500 miliardë lekë, çdo pensionist do kishte një pension 3 herë më të lartë, çdo njeri do kishte një ndihmë ekonomike 3 herë më të lartë, çdo njeri në punë do kishte një pagë 3 herë më të lartë.

Të gjitha janë vjedhur dhe shpërdoruar masivisht. 1 km rrugë nga Lushnja në Fier, autostradë, nga Levani në Vlorë, ka kushtuar 1 milionë euro dhe e dyta 2 milionë euro, tani kushton 24 milionë euro.

Të gjithë ata që janë ndërtues e dinë se ndërtimi ka manualin që ka të përllogaritur çdo shpenzim, çdo material.

Një shkollë në Berlin kushton 670 mijë euro, një shkollë në Tiranë ndërtohet me 5 milionë euro.

Të tjerat futen në xhepa, ndaj nuk mbetet gjë për qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here