FNSH zbarkon në Elbasan, kontrolle për shumë të kërkuarit. Shoqërohen disa persona

0
160

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion në disa banesa në qarkun e Elbasanit, pasi dyshohej se aty fshihej një person në kërkim, di dhe persona të tjerë që qarkullojnë me sende të paligjshme.

Gjatë kontrolleve ka patur disa persona të shoqëruar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre.

Kontrollet janë zhvilluar në disa qytete në Qarkun e Elbasanit, si në Peqin, Cërrik dhe Belsh.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe një kilogram heroinë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here