Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, duke folur për emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV tha se në primaret që do të organizohen nga për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm do të ftohen të marrin pjesë anëtarët, por edhe simpatizantët që duhet të jenë të rregjistrohen online.
Bylykbashi bëri të ditur edhe si do të veprohet.
“E para keni të drejtë të regjistroheni….Regjistrimi është databazë. Është i hapur.
Regjistrimi është një nevojë e jona që të kemi një databazë, nuk është kondicion. Mund ta bësh online. Ju mund të regjistroheni dhe regjistrimi mbyllet 5 ditë para.
Simpatizantët janë të gjithë ata që zgjedhin të kontribuojnë aktivitetet publike dhe veprimtarinë e partisë demokratike. Ka një perceptim sikur do të ngrihet ky mekanizmi se shumë e ngrenjë këtë që do të ngrihet pala kundërshtare dhe do të kondicionojë kandidatët dhe ky është ai debati që krijon atë skeptizimin: t’i hapim mos t’i hapim se ishte ky debat në Këshilli Kombëtar, debat në kryesi, debat te ne që e hartonim.
Simpatizantët janë të gjithë ata që zgjedhin të kontribuojnë aktivitetet publike dhe veprimtarinë e Partisë Demokratike. Ka një perceptim sikur do të ngrihet ky mekanizmi se shumë e ngrenjë këtë që do të ngrihet pala kundërshtare dhe do të kondicionojë kandidatët dhe ky është ai debati që krijon atë skeptizimin: t’i hapim mos t’i hapim se ishte ky debat në Këshilli Kombëtar, debat në kryesi, debat te ne që e hartonim.
Do të kandidojnë ata që mendojnë se mund të kandidojnë dhe që propozohen. Do të filtrohen nga një organ i posaçëm si e kapin apo jo, do të pikëzohen. Ne mendojmë të jenë figura me kontribut, por jashtë konfliktit të interesit. Gjithsesi interesi është i përbashkët.
Në një bashki të caktuar konkurrojnë 7-8-10 kandidatë. Do të bëhen sugjerime nga ky këshill, kush janë vlerat e kandidaturave dhe do të jetë kryesia që do të vendosë përfundimisht dhe jo domosdoshmërisht të gjithë ata që kandiduan do të futen ne kandidimi, që do të thotë që nese ne zgjedhim 2-3 kandidatët më të mirë… pra kryesia e PD do të marrë përsipë përgjegësinë politike për të zgjedhur kandidatët të cilët do të shtrohen ne primare votimit. Dhe nëse kemi 2 apo 3 zotërinjë apo zonja që kandidojnë me vlerësimin maksimal nga kryesia e partisë që është organi i tretë më i lartë në partisë, më pas le të vijë të votojë kush të dojë se më të mirët janë dhe diferenca e madhe është te kendi, drejtimi nga po shkojmë”-deklaroi Bylykbashi.