Në procesin e ngritjes se departamenteve të Partisë Demokratike, përfunduam me sukses zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve të Infrastrukturës dhe Transportit, atij të Bujqësisë dhe atij të Pyjeve.
Zgjedhja u krye midis personalitetesh me kontribut në fushat përkatëse. Me votim të fshehtë u zgjodhën z. Besnik Dervishi për Departamentin e Transportit dhe Infrastrukturës, z. Gjok Vuksani drejtues i Departamentit të Bujqësisë dhe z. Hasan Cani drejtues i Departamentit të Pyjeve.
Suksese drejtuesve të sapo zgjedhur dhe departamenteve në punën e tyre!