Meta: Inceneratorët, kemi të bëjmë një organizatë kriminale. Në krye të së cilës është Edi Rama dhe Engjell Agaci

0
133

Ne intervisten per news 24, kreu i PL tha se  po shohim sesi një njeri i papërgjegjshëm si ky që nuk e kishte problem për shpopullimin e Shqipërisë.

“Sot fajëson europën dhe thotë që po na i merr Europa se ka paga më të mira. Po me këto paga këtu nuk mund të jetohet. Sepse asnjë nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Shikoni pagat e mësuesve. Një familje me dy mësues dhe dy fëmijë është në kushtet e një varfërie ekstreme në Shqipëri. Këto llogari nuk i bën Edi Rama.

Inceneratorët kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Në krye të së cilës është Edi Rama dhe Engjell Agaci. Për një ditë kanë marrë 14 vendime kur kanë pasur disa ministra të rëndësishmë kundër. Nuk mundesh të kalosh një vendim në qeveri kur ministri Financave nuk është dakord.

Unë mendoj se do t’i shkojë drejtësia deri në fund kur të ketë ndryshim politik në Shqipëri. Me këtë qeveri nuk mund të ketë produkt nga SPAK-u.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here