Për Ylli Manjanin, Edi Rama ka vizionin e krijimit të një konvikti të madh, ku të jetojnë pleq.
Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani u shpreh se, Shqipëria po merr pamjen e një azili të madh.
‘Shteti shqiptar, planifikon në vit diku tek 4 miliardë euro buxhet.
Është e llogaritur se paralelisht me këtë 4 miliardshin, 3 miliardë plus 1 miliardë euro që vijnë në vit, para të zeza dhe shqiptarët emigrantë që i sjellin te familjet e tjera.
Pothuajse një 4 miliardsh tjetër ne e marrim borxh nga bankat dhe institucionet financiare. Imagjinoni se sa para administron shteti, qeveria. Pyetja më e thjeshtë është, 3 buxhete, paralele, rilindje, fasada.
Në çfarë vendi po jetojmë ne sot. Shqipëria po merr pamjen e një azili të madh. Ka bërë një deklaratë shumë të sinqertë Edi Rama, që kërkonte pleq nga Gjermania për të jetuar këtu, sepse koncepti i Shqipërisë së Edi Ramës është një azil i madh, ku fuqia punëtore shkon jashtë dhe këtu presupozohet të jetojnë pleqtë.
Porti i Durrësit, në vend që të thellohet me lartësinë e kullave që pretendon të ngrihet, ha bukë ekonomia jonë, ajo e Maqedonisë, Kosovës, edhe pak Serbia dhe më gjerë në Ballkan.
Në vend që ta thellojmë atë port që të vijnë më shumë anije dhe mallra, të punësohen më shumë njerëz, në çfarë bëjmë; e mbyllim për të ngritur kulla, sepse kemi vizionin e Edi Ramës që është vizioni i Dubait. Çfarë janë këto kulla, azil, konvikte të mëdha. Kjo është çështje vizioni, i Edi Ramës’, tha Ylli Manjani në ‘A Show’