Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së 145 të Unionit Ndërparlamentar në Kigali, Ruanda, dhe pas kthimit do të nisë negociatat me Gazment Bardhin për bashkimin e demokratëve.
Nga Afrika Qendrore, Paloka ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar se çështjet kryesore që po diskutohen në Asamblenë e Unionit Ndërparlamentar janë dënimi i agresionit rus në Ukrainë, ku prezente janë delegacionet respektive të dy shteteve, si dhe ftesën që iu bë ShBA-së për t’u rikthyer anëtare e IPU, si garanci që ky organizëm i rëndësishëm i parlamentarizmit nuk do të rrezikojë të kontrollohet nga vende jo demokratike!
“Sot ne Kigali , Ruanda filloi punimet Asamblea e 145 e Unionit Nderparlamentar. Asamblea u pershendet dhe nga Sekretari i Pergjitheshem i OKB Antonio Guterres si dhe nga Presidenti i Ruandes Paul Kagame.
Ruanda e cila ende ka te fresket luften civile dhe genocidin (gati 800 mije te vrare ne vetem 100 dite) eshte bere mikepritese e kesaj Asambleje ku nje nga ceshtjet kryesore do te jete lufta ne Ukraine dhe denimi i agresionit rus. Delegacionet e Ukraines dhe Rusise jane te pranishem. Nderkaq ne takimin e grupit 12+ (grupi i vendeve evropiane) rame dakord te mbeshtesim ftesen qe ju eshte bere Shteteve te Bashkuara te Amerikes nga grupi yne, per tu rikthyer antare e IPU si garanci qe ky organizem i rendesishem i parlamentarizmit nuk do te rrezikoje te kontrollohet nga vende jo demokratike!”, shkruan Paloka në Facebook.