Kreu i demokratëve Sali Berisha ka njoftuar nisjen e një dialogu me të rinjtë nëpërmjet kanalit të tij zyrtar TikTok, ku i fton të bashkojnë forcat me PD-në për të shpëtuar Shqipërinë.
Në mesazhin e tij drejtuar të rinjve, Berisha thekson se PD do përcaktojë objektiv kryesor të programit të saj, vendosjen e sektorëve teknologjik si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptare me besim se të rintjë e vendit do ta çojnë përpara këtë revolucion dhe me mendjen dhe energjitë e tyre mund ta shndërrojnë Shqipërinë në ‘silikonvali’ të Europës dekadën që vjen.
‘Të dashur miq. Sot nis një dialog me të rinjtë shqiptarë në kanalin tim zyrtar TikTok. Sipas dëshirës, ju ftoj të më ndiqni!’, shkruan Berisha në Facebook.
Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar TikTok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali që njer përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qënë një pasion dhe mbetet gjithnji i imi teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të Internet 3, Kriptoteknologjisë, Inteligjencës Artificiale, sot të rintjë shqiptarë shkëlqejnë drej bordeve Apel dhe kompanive të tjera të mëdha të Hitec kurse këtu ai tjetri thotë se punë ka por profesionistë nuk ka por e vërteta është tjetër, këtu profesionistë ka por lidership nuk ka, ndaj dhe PD do përcaktojë objektiv kryesor të programit të saj, vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptare me besim se ju të rintjë e vendit do ta çoni përpara këtë revolucion dhe me mendjen dhe energjitë tuaj mund ta shndërroni Shqipërinë në ‘silikonvali’ të Europës dekadën që vjen. Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend që të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon tju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni ndaj ju ftoj të bashkojmë ne forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju këtu në Shqipëri të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj.