Gjukanoviç kundër Ballkanit të Hapur: Është kthim në Serbinë e Madhe nën ombrellën e Rusisë

0
117

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka lëshuar akuza ndaj nismës së Ballkanit të Hapur dhe synimeve të qeverisë në largim të Dritan Abazoviç për t’u bërë pjesë e saj.

 

Në deklaratën e tij të fundit, kreu i shtetit malazez u shpreh se anëtarësimi i Malit të Zi në “Open Balkan” është kthim në ‘Serbinë e Madhe’.

“Është një agresion i poshtër që donte ta nxirrte Malin e Zi nga plejada politike evropiane dhe euroatlantike dhe ta kthente nën ‘Serbinë e Madhe’, nën ombrellën e sigurisë së ‘Rusisë së Madhe’”, u shpreh Gjukanoviç.

Ai shtoi se Qeveria e Malit të Zi, në krye me Dritan Abazoviç-in, ka komprometuar Malin e Zi si vend anëtar i NATO-s përmes rrjedhjes së pakontrolluar të të dhënave të sigurisë.

Gjatë periudhës së fundit, ne pamë përpjekjet e dëshpëruara të qeverisë së re për të çmontuar plotësisht sistemi i sigurisë, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Sigurisë si institucionin më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë, për të ruajtur rrjetin serbo-rus në Mal të Zi dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e qeverisë së re nga keqbërjet e tyre kriminale”, nënvizoi Gjukanoviç.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here