“Hyn natyra jonë e vetëgjyqësisë”/ Masakra në Klos, Vangjeli: Shteti nuk shikohet si arbitër

0
144

Analisti Lorenc Vangjeli, duke komentuar masakrën e ndodhur dje në Klos me tre të vrarë dhe dy të plagosur, u shpreh për emisionin “Të paekspozuarit” se shqiptarët ende nuk kanë besim te shteti dhe i zgjidhin mosmarrëveshjet me vetëgjyqësi.

“Ne shikojmë një laborator në nëtyrë të një pjese të Shqipërisë së sotme dhe shikojmë të gjithë shoqërinë me defektet dhe problematikat e saj. Fillon që nga prania e shtetit, sepse në raste të tilla të gjithë kthejnë kokën nga shteti, të cilin e shikojnë si një kujdestar të plotëfuqishëm. Po ti çfarë do të bësh?

Në fakt banorët e asaj zone, si në të gjithë Shqipërinë, ku më shumë e ku më pak, kanë pak besim te shteti dhe palët e përfshira në konflikt nuk do ta shikonin shtetin si një arbitër që do të ndërhynte në këtë histori. Hyn natyra jonë e vetëgjyqësisë. E dyta ka të bëjë me mënyrën dhe traditën që kemi ne për të zgjidhur problemet-e drejta zakonore. Autori i krimit që është edhe vetë viktimë, tentoi ta bëjë vetë një gjë të tillë. Edhe shqiptarët që shkojnë në Angli apo gjetkë, jetojnë në guackën e tyre lokale dhe pavarësisht se shumica e shqiptarëve janë të integruar në shoqëritë përkatëse, të tjerët jetojnë po kështu.

Më kujtohet që në vitet ‘93’94, pas 40 e ca vjetësh vjen nga Kanadaja një njeri i cili pretendohej se ishte vrasësi i atyre vajzave të Mirditës dhe shkak për vrasjen ishte se ato kishin shkelur Kanunin dhe kishin vajtur në hekurudhë. 40 e ca vite në Kanada ai kishte mbetur me peshën e mendësisë së asaj kohe dhe përballë moralit të tij vetjak dhe kodit zakonor. Ai vazhdonte ta konsideronte veten të pafajshëm dhe krimin e kryer e konsideronte si vepër të dobishme. Ka edhe një përplasje mes realitetit dhe shkëlqimit të botës virtuale, instagram dhe facebook, dhe ngjarja ka patur si fillesë një histori facebook-u, ku shumëkush në dramën e tij vetjake tenton të krijojë një jetë paralele”-u shpreh Vangjeli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here