Metalurgët invalidë: Plotësoni kërkesat ose të dorëhiqen dy ministret

0
129

Ish-punonjësit e industrisë shqiptare që kanë mbetur të dëmtuar dhe të paaftë nga puna e tyre i kanë dhënë afat qeverisë deri në nëntor të plotësojë kërkesat e tyre ekonomike në një protestë të zhvilluar sot përpara Ministrisë së Financave. Në të kundërt, ata do të kërkojnë dorëheqjen e dy ministreve, të Finacave dhe të Shëndetësisë.

“Të nderuar pjesëmarrës! – tha përfaqësuesi në megafon. –  Të dashur invalidë të metalurgjisë së Elbasanit, të metalurgjisë së Rubikut, të metalurgjisë së Kukësit! Të minierave shqiptare! Të industrisë shqiptare! Të gjeologjisë shqiptare!

Ne jemi heronjtë që i vumë gjoksin punës për të ndërtuar Shqipërinë tonë të dashur, që sot nuk e dimë kush po e gëzon! Prandaj, iu bëj thirrje qeveritarëve të kenë kujdes ndaj nesh, të kenë humanizëm ndaj nesh, të zbatojnë ligjshmërinë shqiptare dhe europiane për këta njerëz se nesër do të jetë vonë.

Ne do të mblidhemi prapë. Ka këtu që janë ngritur nga krevati, për të ardhur për të protestuar.

Nuk na vlerëson kush. Në nëntor, nëse Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë nuk do të pranojnë të ulen me ne, do të kërkojmë dorëheqjen e dy ministrave sepse janë të papërgjegjshëm ndaj nevojave tona humane, njerëzore, financiare dhe të drejtave tona.”

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here