‘Paga e pedagogut në Shqipëri më e ulëta në Europë, më e ulët edhe se në Bosnjë!

0
171

Ka nisur protesta e punonjësve të universiteteve përpara Universitetit të Arteve.

Një përfaqësues i sindikatës e hapi protestën nga podiumi i ngritur posaçërisht duke cituar shprehjen sa modeste aq edhe monumentale të Fan Nolit: “Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta”.

Pra, edhe përpjekja jonë për dinjitet të mësuesit , – tha ai, – si mësues i kombit sa vjen është bërë më e fortë dhe më e plotë. Këto ditë, sindikata e punonjësve të universiteteve në të gjithë Shqipërinë e ka qartësuar përballë të gjithë opinionit që hallin e ka qeveria, që jo vetëm ka akorduar minimumin e buxhetit për arsimin, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë por edhe e ka shkurtuar atë.

Fakt është se qeveria në sektorin e arsimit ka bërë shkurtime ; shpenzimet për arsimin universitar pësuan shkurtime mbi 5,5% , 600 milionë lekë të vjetra. Fondet për arsimin bazë u reduktuan në 756 milionë lekë dhe për arsimin e mesëm 278 milionë lekë të vjetra. Fakt është se ku jemi sot me Kartën e Studentit?!

Fakt është se jemi vendi i fundit në Europë për pagën e pedagogut, po jo më poshtë se edhe Kosova e Maqedonia, por edhe më poshtë se Bosnje Hercegovina dhe këto janë të dhëna që vijnë nga komuniteti Europiane. Kjo gjendje flet vetë se pse rinia ikën nga Shqipëria.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here