Skandali/ Berisha: Rama dëmtoi Kosovën në prag anëtarësim në KiE

0
130

Kryetari demokrat, Sali Berisha, i bëri thirrje Këshillit të Europës që të mos ndikohet nga fjalimi skandaloz i Edi Ramës, që erdhi pikërisht në momentin më të papërshtatshëm, kur Kosova synon të bëhet pjesë e këtij organizmi.

“Edi Rama i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në gjithë ekzistencën e atij institucioni.

I bëj thirrje KiE që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika që është në mision kundër kombit të vet.

Së fundmi, Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi për mbrojtje mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës. Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personalitete që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës.

Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj gjykatës së Hagës si mjet për të maskuar vasalitetin e tij ndaj Beogradit,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here