Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi s’i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. Blushi shkruan se kryeministri është bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit.
Statusi:
Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare.
Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e genocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithëshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm!
Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin.
Koha e Llogaridhënies po afron!